E Martë, 3 Nëntor 2026

Monza i tregon “vendin” Milanit, çmenduri e Jovis, dështon përpjekja për të parakaluar Juventusin

Milani ndalet në momentin e vet më të mirë. Kuqezinjtë u mundën nga Monxa 4 me 2 në duelin përmbyllës të javës së 25 të serie se, transmetuar në Tring.

Një dështim që e lë skuadrën e Piolit në vendin e tretë, dy pikë më pak sesa Juventus, ndaj të cilit dështoi parakalimi në klasifikim.

Kuqezinjtë u paraqiten në transfertë me rotacion në formacionin e parë pa gjashtë titullarë, mbi të gjitha me Leaon, Pulisic, Zhiru dhe Reinders  në stol.

Milani ishte  i pari që kërcënoi me Teo Hernandez, pastaj ndeshja ishte e vakët dhe më pak raste të rrezikshme. Të paktën deri në minutën e  31 kur Djuric provoi në portën e Menjo.

Në minutën e  43 episodi i parë  i rëndësishëm i takimit. Malikc Cauy bën një dopio ndërhyrje të gabuar fillimisht ndaj Djuric jashtë zone dhe pastaj ndaj Dani Motes brenda 16-metrave duke e detyruar gjyqtarin të jap një penallti e cila u kthye në gol nga Pesina.

Por makthi për Milanin nuk përfundon këtu. Në minutën e 6 shtesë, Dani Mota shënoi një gol shumë të bukur për ti çuar të zotët e shtëpisë në avantazhin 2 me 0 në dhomat e zhveshjes.

Që kjo ishte një mbrëmje jo, për kuqezinjtë, u pa edhe në minutën e 52 kur Jovic godet në fytyre në mesin e fushës Ixon…pas rishikimit të episodit gjyqtari nga kartoni i verdhë ndërron vendim dhe i jep të kuq sulmuesit serb.

Aktivizimi in titullarë i ndryshon pamjet Milanit që pavarësisht disavantazhit numerik arrin të kthehet në lojë fillimisht përmes francezit Zhiru dhe në fund përmes supergolit të Pulisic.

Mirëpo ekuilibrat zgjatën vetëm dy minuta pasi Bondo në minutën e 90 riktheu ne avantazh Monxen, e cila në shtesë shënoi edhe golin e katërt dhe të fitores së madhe për Monxen e cila me 33 pikë , e ka siguruar që tani mbijetesën.

Ndërsa Milani pas 7 fitoresh dhe 2 barazimesh, bie përballë skuadrës së Berluskonit dhe Galianit, duke ia bërë edhe më të lehtë rrugën drejt titullit kampion Interit./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›