E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moodys zhvlereson BE-ne

“Moody’s” ka ulur parashikimin për Bashkimin Evropian duke e zhvlerësuar nga rangu AAA në “negativ” dhe ka paralajmëruar se ulja e vlerësimit mund të shkojë edhe më tej.

Thuhet se lëvizja në fjalë reflekton parashikimet negative për kontribuesit kryesorë të buxhetit të BE-së.

Më herët gjatë vitit, “Moody’s” bëri parashikime negative për Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Agjencia e kreditimit tha se këto vende ishin të gjitha të ekspozuara ndaj krizës së borxhit.

“Moody’s” tha gjithashtu se në rast “presioni ekstrem”, shtetet e vlerësuara me AAA- kanë të ngjarë t’i shërbejnë më shumë detyrimeve ndaj borxhit të tyre, Kriza FinanciareSpanjë, edhe Andaluzia në telasheEurozonë, industria vazhdon kontraktimin Tkurret ekonomia italiane sesa të punojnë për të frenuar borxhin e BE-së në tërësi.

Agjencia shtoi se nëse vendet e kuotuara në këtë nivel shpallin falimentimin për borxhet e tyre, për rrjedhojë do të falimentojnë edhe me huatë që jepen për të reduktuar borxhin e BE-së, duke reduktuar edhe rezervat e Unionit.

Gjermania, Franca, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku përbëjnë 45 për qind të të ardhurave të buxhetit të Bashkimit Evropian.

“Moody’s” paralajmëroi se nëse këto vende zhvlerësohen, atëherë rrjedhimisht do të kenë ndikim edhe tek vlerësimi i Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›