E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratinos: Prioritet integrimit te Ballkanit

Ministri i Jashtem spanjoll, Migel Angel Moratinos ka deklaruar se Spanja, ne cilesine e vendit qe kryeson presidencen e BE, do t’i kushtoje rendesi integrimit te Ballkanit.
Moratinos ka thene se integrimi i Ballkanit perendimor ne teresi eshte nje proces i rendesishem dhe urgjent, dhe njekohesisht nje nga prioritetet e Madridit. “Do intensifikojme negociatat per afrimin e Kroacise, me qellim qe te perfundojne sa me shpejt, do vijojme ato me Turqine, nderkohe qe vemendje do t’i kushtojme edhe atyre qe kane bere kerkesen si Shqiperia, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, pasi te kete zgjidhur ceshtjen e emrit”, ka pohuar Moratinos. Shefi i diplomacise spanjolle ka saktesuar se vleresimi i ketyre kerkesave do te behet ne menyre individuale, sipas meritave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›