E Diel, 1 Nëntor 2026

Moratti ndez Inter-Napoli: Sot ka arbitra të dobët, më parë kishim shoqatë kriminelësh

Massimo Moratti ndez sfidën Inter-Napoli me deklarata të forta. Ish-presidenti i Interit ka analizuar kaosin e arbitrave gjatë javës së fundit të kampionatit (duke iu referuar Napoli-Verona dhe Lazio-Fiorentina), duke kthyer në vëmendje skandalet e 20 viteve më parë.

“Nuk ka analogji me të kaluarën (nënkupton Calcipoli). Në atë kohë ishte një shoqatë kriminelësh që drejtonte futbollin, sot kemi arbitra të dobët dhe jashtë forme”, – ka thënë Moratti, i cili ka kritikuar edhe përdorimin e VAR-it me argumentin se vendimet janë pak të qarta, siç u pa në “Maradona”.

Moratti e sheh sfidën e “San Siro” si një moment krucial: “Interi meriton vendin e parë, nëse fiton avantazhi bëhet i konsiderueshëm, por edhe Napoli i Conte ka bërë shumë mirë”. Ish-presidenti zikaltër i thur elozhe Aurelio De Laurentiis për administrimin e klubit: “I ka kaluar të tjerët me një rritje konstante. Të fitosh në Napoli nuk është e lehtë, është një sukses shumë i madh për të”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›