E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme, Prokuroria kërkon burg për dy arkitektë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy arkitektë. Ata akuzohen se kanë marrë leje ndërtimi, duke aplikuar me të dhëna të rreme. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se kordinatat e vendndodhjes së objektit, të dhëna nga arkitektët, janë të ndryshme nga ato që kanë rezultuar gjatë kërkimeve në terren.

Ata akuzohen për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”. Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestro preventive mbi objektet e ndërtuara nga lejet e marra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›