E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mori peng një person, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim prej 8 muajsh

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim që në korrik të vitit 2024.

Sipas policisë, 40-vjeçari, së bashku me 7 persona të tjerë i hoqëi lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanosi atë për dhënie pasurie.

Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari i ka dhënë punonjësve të Policisë, gjeneralitete të rreme.

Në kuadër të operacionit “The Debt” u arrestua shtetasi  F. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “The debt”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi F. K. akuzohet se në muajin korrik të vitit 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Gjatë operacionit, në muajin korrik 2024, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerët./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›