E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Mos dil vetëm natën…”/ Jeni kërcënuar përmes mesazheve? Ja si përgjigjet drejtori i policisë së Shkodrës

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj është pyetur ditën e sotme gjatë konferencës për shtyp për operacionin “Bjeshkët” nëse ka marrë mesazhe kërcënimi.

Pak ditë më parë, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuca u shpreh se drejtori i Policisë së Shkodrës kishte marrë një mesazh kërcënues në telefon, “Mos dil vetëm natën”.

Gazetari: Drejtor ekziston një prendim se ju jeni kërcënuar kohët e fundit përmes mesazheve, mbi drejtimin tuaj si qëndron e vërteta?

Sula: Nuk është aspak e vërtet. Unë bëj jetën normale të një qytetari të thjesht shkodran dhe nuk jam i frikësuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›