E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Mos e mbani Bufin në qafë”, Rama: I gënjeu dy herë shqiptarët, tani do t’i përdorë sërish për interesa personale

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish nga Dibra kryedemokratin Sali Berisha, i cili ka deklaruar se në rast fitoreje do të shkrijë SPAK.

Rama tha se qëllimi i Berishës për të shkrirë SPAK-un ka interesa personale. Siaps tij shqiptarët u gënjyen dy herë nga Berisha ku herën e oparë i la pa p[[ara dhe u vranë mes njëri-tjetrit, ndërsa herën e dytë i çoi në greminë, ndërsa këtë herë do t’i përdorë për interesat e veta.

“Mos u bëni qafa që mbani Bufin mbi kokë. Del Bufi dhe thotë do shkri SPAK-un në datë 12. Po pse? Se ka hallin e vet. Shqipëria Madhështore ka vetëm një gjë, meqë shqiptarët ja dhanë herën e parë dhe ai i shkatërroi, i vrau dhe i la të marrin rrugët,. Herën e dytë prapë na çoi në greminë. Këtë herë Bufi do prapë t’i japin votën që ai të rrijë në qafë jo vetëm të demokratëve por dhe të shqiptarëve. Jo, shqiptarët nuk kanë më kohë, ata kanë vetëm një gjë për të bërë, të shtyjnë përpara drejt BE”, u shpreh Rama.

Më tej kryeminsitri Rama theksoi edhe njëherë se integrimi i Shqipërisë në BE është jetik për qytetarët, pasi marrja e pasaportës europiane do të na bëjë të barabartë mes të barabartëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›