E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos ma vrisni vogëlushen time (FOTO)

Share

Këto janë momentet prekëse kur një orangutang shtatzënë përqafon vogëlushen e saj për ta mbrojtur nga një grup gjahtarësh indonezianë.

Çifti ishte përballë vdekjes së sigurt, por u shpëtuan nga një grup britanik për mbrojtjen e kafshëve. Ato ishin rrethuar nga grupi që kishte në plan ti vriste si pjesë e një plani për të pastruar plantacionet e vajit të palmës nga kafshët.

Grupi britanik i dërgoi të dy kafshët në një zonë të thellë. Një nga drejtuesit tha se mbërritja e tyre ishte fiks në kohën e duhur. Pak minuta më vonë kafshët do ishin të ngordhura.

Shpyllëzimi ka ulur ndjeshëm numrin e orangutangëve. Disa vite më parë ishin rreth 250 mijë, tani janë vetëm 50 mijë.

Pronarët e plantacioneve të vajit të palmës paguajnë rreth 70 stërlina për çdo orangutang të vrarë.

Vrasja e orangutangëve është ilegale në Indonezi, por ligji nuk zbatohet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›