E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mos më thuaj mua e dashur”, Vokshi përplaset me Gjiknurin në Komision: Mos u merr me jetën time private

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore është zhvilluar mes tensionesh dhe debatesh të forta mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Në fokus të diskutimeve ishte kërkesa e opozitës që në mbledhje të ishte i pranishëm drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Gjatë diskutimeve, debati u përshkallëzua mes bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, dhe deputetes demokrate Albana Vokshi, pasi Gjiknuri iu drejtua kësaj të fundit me shprehjen “e dashur”, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Vokshit.

Debati mes tyre vijoi me tone të larta:

Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur!

Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit.

Gjiknuri: Po çfarë të them? E nderuar, zonjë, për ta bërë jetën me ngjyra.

Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.

Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale.

Vokshi: Këto janë batutat të kota.

Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë. Mos të ngatërrojmë rolet. ǒpunë kam me drejtorët e rretheve unë? Policia është organ i centralizuar. E mira do të ishte që të ishte drejtori i Policisë këtu. Mirë dakord, të mbaroj unë. Pse mërziteni?! Doni të vijë ai? Mirë pra, të bëjmë kërkesë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›