Mos shiko kurrë poshtë (FOTOT)
Takoni fotografin që rrezikon jetën e tij duke u ngjitur në godina të larta për të bërë foto të pabesueshme.
Studenti rus, Marat Dupri, 19 vjeç, bleu një kamera Canon 18 muaj më parë dhe menjëherë vendosi të bënte foto të peizazheve të bukura.
Nisi të ngjitej në çati shtëpish dhe kapte pamjet spektakolare. Më vonë vendosi që të ngjitej në godina edhe me të larta. Bashkë me disa nga miqtë e tij ai është ngjitur në disa nga godinat më të larta në Moskë- për të prodhuar disa foto që ta bëjnë stomakun të të dridhet.



