“Mos u merr me thashethemet e Tedi Blushit”/ Përplasen Meta dhe Kryemadhi

Në këtë moment, Monika Kryemadhi i përgjigjet: “Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?
Monika Kryemadhi: Po ku e di ti a janë të vërteta?
Ilir Meta: Unë merrem me prokurorinë.
Monika Kryemadhi: Bëhu ushtar i prokurorisë…
E ndërsa debati mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës vijonte, Gjykata paralajmëroi Kryemadhin se nuk i bindet urdhrave të gjykatës, do marrë gjobë dhe do largohet.
Pasi gjykata i tërheq vëmendje, Kryemadhi thotë: “Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?” (Duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, që ndodhet në sallë)
Gjykata: Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni.
Ilir Meta: Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan kompromentuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë.
Për të kuptuar gjithë këtë përrallë me Adrian Shatkun. Thuhet se kam shkuar në Marok për hatër të Adrian Shatkut. Se prokuroria thotë se Monika i ka thënë Shatkut “po ti do vish se Iliri për ty po vjen”. Prokuroria thotë se aq i madh ndikimi Adrianit tek unë sa unë po shkoja në Marok për atë. Sipas SPAK, Shatku i ka thënë se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai, kurse vizita ishte shtetërore. Në Marok kanë qenë dhe biznesmenë të tjerë.