Mosha po bën të veten edhe për Jude Law (FOTO)
Ai ka dalë me disa nga femrat më të bukura në botë dhe është cilësuar si një nga meshkujt më të pashëm në planet.
Por duket se mosha po bën të veten tek 39 vjeçari Jude Law, që është fotografuar dje ndërsa notonte në St.Tropez, në të famshmin Club 55.
Aktori dukej larg formës së tij të mirë fizike dhe për më tepër kishte lënë një mjekër në formë të çuditshme.
Megjithatë aktori duket në humor, pavarësisht formës së tij fizike.







