E Diel, 1 Nëntor 2026

Moska: Statusi i Kosovës në bazë të rezolutës 1244

Vetëm pak orë para nisjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Ministria e Jashtme ruse ka shpërndarë një deklaratë, ku theksohet se qëndrimi i Moskës nuk do të ndryshojë.

“Qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, në mbështetje të parimit të integritetit territorial të Republikës së Serbisë dhe në mbështetje të një zbatimi strikt të rezolutës 1244. Kjo e fundit mbetet korniza e vetme ligjore për zgjidhjen e cështjes së Kosovës dhe jo shpallja e njëanshme e pavarësisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›