E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moska dhe Kievi shkëmbejnë 95 të burgosur lufte

Rusia njoftoi se kishte shkëmbyer 95 tw burgosur ukrainas me të njëjtin numër të burgosurish rusë, pas negociatave të zhvilluara nën kujdesin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Falë këtij negocimi, 95 ushtarë rusë u liruan”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ministria, në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, tha se ushtarët rusë të kthyer iu nënshtruan kontrolleve mjekësore në Bjellorusi, një nga aleatët më të ngushtë të Rusisë në luftën më shumë se dy vjeçare e gjysmë.

Të dy kampet kanë shkëmbyer tashmë qindra të burgosur që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë në shkurt 2022, pas marrëveshjeve të negociuara përmes Emirateve, Arabisë Saudite ose Turqisë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›