E Diel, 1 Nëntor 2026

Moska do të jetë destinacioni i parë i Kim Jong Un

Kim Jong Un pritet që të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare që prej ardhjes në pushtet më 2011, në Rusi.

Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, e cila shprehet se lideri komunist i Koresë së Veriut do të marrë pjesë në ceremoninë e 70 vjetorit të fitores sovjetike mbi Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore, që do të organizohet në Moskë gjatë muajt maj.

Yonhap citon qeverinë ruse sipas së cilës "rreth 20 krerë shtetesh kanë konfirmuar pjesëmarrjen, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut është njëri prej tyre."

Besohej se Kina do të ishte shteti ku Kim Jong Un do të kryente vizitën e tij të parë zyrtare, por tensionimi i kohëve të fundit i marrëdhënieve midis Pehnianit dhe Pekinit ka ndikuar në shtyrejn e këtij takimi.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›