E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moska goditet nga dronët duke shkaktuar dëme të vogla në ndërtesa

Një sulm me dron në Moskë ka shkaktuar dëme të vogla në disa ndërtesa.

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Sergei Sobyanin, thotë se nuk ka pasur dëme serioze. Shërbimet e urgjencës ishin “në vendin e incidentit”, tha ai.

Mbrojtja ajrore kishte rrëzuar disa dronë teksa po i afroheshin kryeqytetit rus, thanë zyrtarët.

Nuk është e qartë se nga kanë ardhur dronët por imazhet e postuara në rrjetet sociale treguan gjurmë tymi në qiell. Të tjerët treguan një dritare të thyer.

Redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg, i cili ndodhet në Moskë, dëgjoi një shpërthim në distancë në orën 06:24 me orën lokale në veri-perëndim të Moskës, me dritaret e shtëpisë së tij që dridheshin nga shpërthimi.

Një tjetër shpërthim është dëgjuar në orën 06:58, thotë ai.

Duke gjykuar nga bisedat në mediat sociale, shumë njerëz në zonën e Moskës dëgjuan gjithashtu shpërthimet.

Kjo vjen pas një sulmi me dron gjatë natës në kryeqytetin ukrainas Kiev, në të cilin të paktën një person u raportua i vrarë.

Zyrtarët ukrainas thanë se mbeturinat e rrëzuara dogjën ndërtesat pasi mbrojtja ajrore e Ukrainës kapi më shumë se 20 dronë citon BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›