E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moska goditet sërish nga dronët; sulmi në të njëjtin vend me atë të së dielës

Brenda 48 oresh një kullë në zemër të Moskës është goditur  për here te dytë  nga një sulm me dron ,duke ngjallur panik   tek  qytetaret.Lajmin  e bëri te ditur  kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin.

“Disa dronë u rrëzuan gjatë natës,por njëri goditi të njëjtën kullë që ishte në shënjestër edhe të dielën.- thesoi ai

Fasada e xhamit të ndërtesës është dëmtuar, por nuk raportohet për të lënduar.

Ministria ruse e mbrojtjes fajësoi Ukrainën për sulmin e fundit, ashtu siç bëri edhe një ditë më parë, por Kievi vazhdon të heshtë  për të tilla situata duke mos marre pergjegjesine direkte per sulmet.

“Dy dronë të tjerë ukrainas u rrëzuan nga sistemet kundërajrore ne nje zone tjeter te kryeqytetit”, tha ministria ruse e mbrojtjes, duke pretenduar se kanë penguar një “sulm terrorist” ukrainas.

Po ashtu  aeroporti Vnukovo i Moskës u mbyll për pak kohë, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›