Moskë: Kaos në aeroportin Domodedevo

Situatë kaotike raportohet në aeroportin Domodedevo të Moskës, ku vonesat e shkaktuara nga reshjet e dendura të borës dhe shiu i akullt kanë bllokuar pasagjerët në terminale.
Interfax raporton se disa udhëtarë janë bllokuar në aeroport që nga java e kaluar ndërsa fluturimet janë anuluar si pasojë e motit të keq.
Raportohet se ka aq shumë njerëz në areroport, sa që edhe udhëtarët, aeroplanët e të cilëve fluturuan sot, nuk arritën dot të futeshin në aeroplan, për shkak të turmës.
Interfax citon administratën e Domodedevos të ketë thënë se nuk ka probleme të mëdha në aeroport, ndërsa regjistrimi dhe kontrolli i pasaportave po punon normalisht.