E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moske samit i NATO-s Lindore

Në kryeqytetin rus mbahet sot evenimenti i parë ndërkombëtar për presidentin Vladimir Putin, që do të jetë përpara liderëve të pothuajse të gjitha vendeve të ish-Bashkimit Sovietik, mbi të cilat Moska kërkon të ruajë influencën.

Lideri i Kremlinit do të drejtojë samitin informal të liderëve të vendeve të ish-bllokut, që kanë rilindur mbi hirin e BRSS-së dhe që kanë krijuar Organizatën e Traktatit për Sigurinë Kolektive, e njohur ndryshe si “NATO-ja lindore”. Liderët do të flasin për integrimin ekonomik dhe për bashkëpunimin mes tyre.

Ndërkohë, kryeministri rus Dmitry Medvedev do të prezantojë më vonë gjatë së martës propozimet e tij për formimin e qeverisë së re. Medvedev ka premtuar se do të rinovojë 80 për qind të ekzekutivit.

Më pas kandidaturat do të shqyrtohen nga presidenti Putin, që më herët njoftoi braktisjen e samitit të G8-ës në SHBA, pasi do të jetë i angazhuar në formimin e ekzekutivit të ri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›