E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moskoordinimi, Kurti: Me presidenten Osmani ndonjëherë kemi edhe dallime

PRISHTINË, 4 qershor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë bashkëpunim të ngushtë me presidenten Vjosa Osmani, por sipas tij ndonjëherë kanë dallime dhe diskutime por të cilat nuk janë të patejkalueshme.

Kreu i qeverisë pasi u kthye nga vizita në Turqi tha të martën se Korporata turke Baykar që prodhon dronët “Bayraktar” është një adresë e duhur për blerje të armatimit për FSK-në.

I pyetur për deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, se nuk është dashur të pozicionohet për zgjedhjet në Luginë të Preshevës, ai tha se LVV-ja ka qëndrim të qartë dhe vendimet se kënd duhet mbështetur i merr në organet e veta.

Sipas tij të gjitha partitë në Kosovë dhe Shqipëri mbështesin kandidatë të caktuar për zgjedhjet në Luginë.

Sa i përket masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, Kurti tha se të njëjtat duhet të hiqen sa më parë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›