Mosley leter FIA-s: Erdhi momenti te terhiqem

“Erdhi momenti te bej nje hap pas dhe te shijoj nje jete shume me te qete. Do ofroj keshilla vetem nese nje gje e tille do me kerkohet”, shkruan nder te tjera shefi i FIA-s, Mosley. Ai shton se anetaresimi ne Senat dhe Fondacion shpreson ta mbaje ne kontakte me FIA-n dhe drejtuesit e rinj.
Ne vijim, ai ben nje rezyme te bilancit ne krye te ketij institucioni. “Ne fillim te drejtimit ne vitin 1994 humben Airton Senen dhe Roland Ratzenberger. Vdekja e tyre beri qe te mendohej per masa me te medha sigurie ne te gjitha nivelet e sporteve me motore”, shton Mosley. Ai nuk harron te flase as per skandalin spy-story mes Ferrarit e McLaren, por u perqendrua me shume ne ate qe e quajti “komplot” te skuderise Renault.
“Ka pasur shume polemika por skuderia veproi me shpejtesi duke vendosur normalitetin. Eshte shume e veshtire por keto probleme duhen perballur me vendosmeri per te ruajtur besueshmerine e Formula 1”, nenvizon britaniku. Ne gare per te zene vendin e Mosley jane Todt dhe Vatanen.