E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i keq, bllokohet rruga nacionale Burrel- Rrëshen

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel – Rrëshen duke shkaktuar shembje të mëdha dherash. Prej më shumë se 1 ore kjo rrugë është e bllokuar totalisht për qarkullimin e automjeteve.

Një masiv i madh dheu ka rënë mbi rrugë në vendin e quajtur “Sukbull” ku ka bllokuar gjithë karrexhatën.

Shumë automjete që po lëviznin drejt Burrelit apo Rrëshenit janë kthyer mbrapsht pasi rruga është e pakalueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›