E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë, temperaturat në rritje ditën e sotme

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s e shoqëruar me valëzim të ulët në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1 ballë.

Temperaturat u regjistruan:

Në zonat malore 0 deri 19°C

Në zonat e ulëta 2 deri 23°C

Në bregdet 6 deri 22°C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›