E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët, temperatura të larta në të gjithë vendin

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera – herës deri mesatare kalimtare.
Pas orëve të mesditës mot i kthjellët. Reshje të dobëta shiu në formë pikash në veri e verilindje. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

1 nga 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›