E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët, termometri pritet të shënojë 38° Celsius në Shkodër e Gjirokastër

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, në verilindje-juglindje do të ketë vranësira mesatare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës deri ato të pasdites. Pas orëve të pasdites pritet mot kryesisht i kthjellët.

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluar në veri e lindje, përgjatë maleve.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Moti, e diel, 23 gusht 2026 1 nga 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›