E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu në të gjithë vendin

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh afatshkurtra e të herëpashershme dhe vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës kryesisht në orët e pasdites parashikohen shtrëngata afatshkurta me shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në zonën lindore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet hera-herës deri 11 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Moti, 12 shtator 2026 1 nga 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›