E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mot i paqëndrueshëm; ja ku pritet të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar

Kjo e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet deri mesatar do të jenë prezente kryesisht në veriperëndim. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdite. Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpëjtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 13 deri 26°C në zonat e ulëta 15 deri 29°C në zonat bregdetare 17 deri 29°C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›