Mot më i qëndrueshëm me alternime vranësirash

TIRANË, 18 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura duke filluar kryesisht pas orëve të mesditës. Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në momentin e vranësirave të dendura në relievet e larta malore të vendit reshje shiu afatshkurtra, të izoluara dhe intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
/r.e/