E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot me kthjellime e vranësira, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonën e juglindjes dhe jug.

Nga orët e mesditës deri  pasdites reshje shiu lokale e afatshkurtra dhe të dobëta në zonën e jugut dhe juglindjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje  – veriperëndim me shpejtësi 7 m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 24/38 Diell re
Kukës 20/35 Diell re
Lezhë 24/38 Diell re
Dibër 19/35 Diell re
Durrës 24/37 Diell re
Tiranë 25/37 Diell re
Elbasan 24/37 Diell re
Berat 23/38 Diell re
Vlorë 24/36 Diell re
Korçë 18/32 Diell re shi
Gjirokastër 15/37 Diell re shi
Sarandë 24/35 Diell re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›