Moti – Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të jenë në rritje

Anticikloni afrikan po ushtron aktvitetin e tij në brigjet e Mesdheut ku temperatura do të jenë të larta.
E Enjte 20 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,2 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/36°C
– Zonat e ulëta 18/39°C
– Zonat bregdetare 20/36°C
Kosova për dt. 20 Qershor 2024 do të ketë diell dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 32°C –35°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte 21 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/36°C
– Zonat e ulëta 18/40°C
– Zonat bregdetare 20/37°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari