Moti – Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të jenë pa ndryshime

Anticikloni subtropikal po dominon pjesën më të madhe të Europës duke mbajtur temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë 13 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet, vranësira në zoant malore dhe stuhi lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/37°C
– Zonat e ulëta 21/39°C
– Zonat bregdetare 24/37°C
Kosova për dt. 13 Korrik 2024 do të ketë kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 20°C –22°C në mëngjes deri në 34°C –37°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel 14 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet, në verilindje do të kemi vranësira dhe stuhi lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
-Zonat malore 19/37°C
– Zonat e ulëta 21/40°C
– Zonat bregdetare 25/37°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/