E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti – Dita e sotme me vranësira e reshje të pakta bore. Temperaturat në rritje

Rrymat e ftohta Arktike po zhvendosen drejt Europës verilindore duke i’a lenë vendin masave ajrore më të ngrohta ku presim rritje graduale të temperaturave në ditën në vijim.

E Martë, 23 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta bore në  Alpe, vranësira dhe kthjellime në pjesën tjetër të vendit. Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore       -7/0°C
  • Zonat e ulëta       1/10°C
  • Zonat bregdetare 4/11°C

Kosovë

Kosova për dt. 23 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe  kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -8°C – -3°C në mëngjes deri në 3°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 24 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegull në juglindje dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore       -5/6°C
  • Zonat e ulëta       1/14°C
  • Zonat bregdetare 5/15°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›