Moti –Dita e sotme do të jetë me diell, shtim i vranësirave pasdite. Temperaturat mbeten të larta

Anticikloni subtropikal i shtrirë nga Afrika e veriut deri në Mesdhe ka shkaktuar anomali të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Martë, 26 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në pjesën e pare të ditës, pasdite priten shtim I vranësirave në zonën perëndimore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/13°C
– Zonat e ulëta 8/17°C
– Zonat bregdetare 10/19°C
Kosovë
Kosova për dt. 26 Dhjetor 2023 do të ketë kthjellime dhe mjegull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C – 7°C në mëngjes deri në 11°C – 15°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me mjegull në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 0/12°C
– Zonat e ulëta 5/17°C
– Zonat bregdetare 8/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari