Moti- Dita e sotme me kthjellime, temperaturat nuk ndryshojnë

Ditën e sotme (16 shtator) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Deti do të jetë me valëzim të forcës 1 ballë.
/rtsh.al/