E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti- I nxehti saharian përfshin vendin tonë, temperaturat deri në 42°C

Ditën e sotme (12 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 42 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 35 gradë celcius.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›