Moti- I nxehti saharian prek vendin tonë, ja sa do arrijnë temperaturat sot

Për ditën e sotme (26 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë dhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 20 deri 36°C;
Në zonat e ulëta 17 deri 40°C;
Në zonat bregdetare 20 deri 37°C.
/RTSH/