E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti Berisha sulmonRamen Je korb qe ben ciu ciu

Te tjera rreth shkrimit Rama Asnje plan vetem bloze mbi opoziten Vdes 85 vjecari gjate transportit me helikopter Puke Apeli i perseritur Me ndihmoni te ushqej femijet Ekskluzive/Tropoje i vdekuri prej ditesh pa varr MPPT situata e rrugeve sot ne vend Avokati i Popullit ndihma per Kukesin nga xhepi i vet Topi Larg politikes bashke per jeten Rama Te nderhyje urgjent Kuvendi PD Rama lot krokodili per emergjencen Vasili Rastet me problematike kane marre asistence Kukes ushtria vendoset ne pisten e aeroportit Dibra me ngrica e acar shtatzena transportohet ne Tirane Bora shkollat do hapen pas nje jave Kukes bora shemb banesen familja me 5 femije ne gjume ISKSH 1200 te semure pa barna IDE - Rikthimi i rezervave per te mos u zene gafil - Nga Bilbil Beqiri Gjakove kryeministrit Thaci i rreshqet kemba ne akull Kukes ushtria dislokohet ne pisten e aeroportit Puke banoret shkrijne tubat e ujit te pijshem me zjarr Ekskluzive/Tropoje i vdekuri prej ditesh pa varr SONDAZH Mendoni se Qeveria reagoi me vonese per ndihmat ne zonat malore Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka mbledhur mbremjen e sotme komitetin e emergjencave per nje perditesim mbi situaten ne vend. Berisha ne fjalen e tij eshte shprehur se ka ndjekur me nje vemendje te vecante situaten ne vend dhe puna e komitetit ka qene intensive me te gjithe drejtuesit te shperndare ne zonat me kritike te vendit. Per sa i perket mungeses se medikamenteve Berisha tha se Ministria Shendetesise po punon intensivisht dhe brenda dites se neserme do te dergohen te gjitha paketat me medikamente ne zonat e bllokuara.

Berisha deklaroi se objektivi kryesor eshte ai i shpetimit te jeteve te njerezve qe jane bllokuar nga bore. Nderkohe qe i dergoi ngushellimet e tij familje te se moshuarit qe humbi jeten pak ore me pare ne Puke.

Objektivi jone kryesor dhe me i rendesishem eshte shpetimi i jeteve te personave ne rrezik. Puna intensive e komitetit te emergjencave ne bashkepunim me ushtrine dhe te gjitha institucionet e perfshira ka bere te mundur shpetimin e mbi 10 jeteve vetem diten e sotme. E vetmja viktime per fat te keq ka qene nje 85 vjecar i cili vuante nga nje insuficience kardiake kronike. Ndihma e dhene ishte e rrufeshme por nuk sherbeu per te shmangur vdekjen e te moshuarit. I dergoje familjes se tij ngushellimet e mia me te ndiera u shpreh Berisha.

FALENDEROJ MEDIAT PER PASQYRIMIN E SITUATES

Kryeministri falenderoi mediat te cilat kane dhene ndihmen dhe suportin e tyre per qytetaret e bllokuar por nderkohe kritikoi ashper ato media qe sipas tij shpifin dhe dizinfomojne duke perhapur panik ne popull. Berisha sulmoi rende edhe kreun e opozites Edi Rama te cilin e quajti korbi qe bene ciu ciu nga mengjesi deri ne darke per te perfituar nga kjo situate dramatike.

AKUZA ME GJUHE TE ASHPER NDAJ EDI RAMES

I them zotit Edi Rama qe bene ciu ciu nga mengjesi deri ne darke. Je i vetmi qe bene korbin ne Evropen e mbuluar nga bora. Je i vetmi qe perpiqesh te perfitosh nga nje situate e tille. Je i vetmi dhe unik qe bene kallogjerin e kasandren e se keqes. Ne nje paranoje Enveriane thua qe pas bores do vi permbytja dhe pas permbytjes do vi dita e fundit.

Ky zoteri ka organizuar nje rrjet dizinformimi te paskrupullt. Me telefonatat njofton e mashtron se ketu jane shembur dhjetera shtepi. Me e keqja ky njeri ka per kulture perdhosjen e vdekjes. Sot nga selia e tij citonte familjen Margega te nje intelektuali te shquar qe sipas tij nena e familjes ka mbetur mbi dhe e vdekur.

Nuk i nderhyhet tjetrit ne fatkeqesi. Ta di ky zoteri qe ky kod eshte kod tradite. I them zonjes qe u be zedhenese e Rames se eshte ne traditen e tyre te vendosin se sa do ta qajne te vdekurin. Nena e ketij qytetari te nderuar eshte varrosur sipas tradites. Por kjo i duhej Edi Rames se pasioni i tij per vdekjen eshte i papermbajtur. I Them qe kodin mortor duhet ta respektosh si kushti me kryesor per te qene nje njeri i qyteteruar. Shpif trillo sa te duash por me te vdekurit mos u merr. Leri ne paqen qe meritojne tha Berisha. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›