E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti–Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe kthjellime në mesditë

Europa verilindore po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale duke kushtëzuar stabilitet të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.

E Shtunë, 09 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira kthjellime në pjesën e pare, pasdite vranësira shtresore në të gjithë vendin.  Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      -5/6°C

– Zonat e ulëta       0/13°C

– Zonat bregdetare 4/13°C

Kosovë

Kosova për dt. 09 Dhjetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – 0°C në mëngjes deri në 5°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 10 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, reshje bore në verilindje dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperëndime (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      -0/8°C

– Zonat e ulëta       4/14°C

– Zonat bregdetare 8/15°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›