E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti/ Fundjava me diell dhe temperatura të larta

Anticikloni  Afrikan vijon të dominojë kontinentin Evropian duke shkaktuar anomali të temperaturave edhe në territorin e Shqipërisë. 

E Shtunë, 07 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime mjegull në mëngjes në lugina, vranësira te pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 5- 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 10/25°C
  • Zonat e ulëta 14/31°C
  • Zonat bregdetare 18/30°C

Kosovë

Kosova për dt. 07 Tetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C – 11°C  në mëngjes deri në 23°C -25°C gradë Celcius në mesditë.

E Diel, 08 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në juglindje. Era do te jete me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 6- 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 11/24°C
  • Zonat e ulëta 15/31°C
  • Zonat bregdetare 18/29°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›