Moti/ Kthjellime dhe vranësira, Rreshje shiu lokale në zonën qëndrore. Temperatura me rritje

Mesdheu vijon të jetë në ndikimin e masave ajrore të ngrohta duke mbyllur fundjavën e fundit me temperatrua të larta në territorin e Shqipërisë.
Shtunë, 28 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje te pakta në mesditë në zonën qëndrore. Era do te me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 10– 20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur..
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 13/24°C
- Zonat e ulëta 17/27°C
- Zonat bregdetare 18/28°C
Kosovë
Kosova për dt. 28 Tetor 2023 do të ketë vranësira dhe diell. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 13°C në mëngjes deri në 20°C -23°C gradë Celcius në mesditë.
Diel, 28 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do te me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur..
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 11/24°C
- Zonat e ulëta 14/28°C
- Zonat bregdetare 17/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari