Moti, debore ne Poloni, diell ne Bullgari

Probleme ne trafikun rrugor dhe ate hekurudhor jane regjistruar ne Poloni per shkak te reshjeve te dendura te debores qe kane perfshire vendin.
Per te shmangur rrezikun e rrezimit te cative, te renduara nga debora, ne disa zona jane evakuar banoret, si dhe jane mbyllur shkolla e kopshte. Nderkohe, ne Bullgari dhe Rumani, ndryshe nga situata ne Poloni, eshte regjistruar nje rekord temperaturash te larta, qe kane arritur nga 10 ne 14 grade. Por rritja e temperaturave ka bere qe ne Rumani te shpertheje alarmi i permbytjeve, pasi ka filluar te shkrije debora.