Moti, dita e sotme vjen me kthjellime dhe vranësira

Rrymat ajrore të paqëndrueshme nga Atlantiku vazhdojnë mbi Evropën Qendrore duke sjellë paqëndrueshmëri të pjesshme në gadishullin e Ballkanit.
Shtunë, 16 Shtator 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në Juglindje do të zhvillohen duke u pasuar nga reshje lokale . Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 8-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3- 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 12/31°C
- Zonat e ulëta 14/33°C
- Zonat bregdetare 16/29°C
Kosovë
Kosova për dt. 16 Shtator 2023 do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira mesatare ,rreshje shiu me rrebeshe lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C në mëngjes deri në 30°C gradë Celcius në mesditë.