Moti i ftohte edhe ne Kosove
Edhe Kosova eshte perfshire nga nje mot i ftohte dhe me rreshje debore. Kete jave pritet qe ne Kosove temperaturat te ulen deri ne minus 20 grade celsius. Kjo gjendje sipas meteorologeve do te zgjase deri te enjten, ku priten nje ngritje e lehte e tyre deri ne minus 5 grade celsius. Gjate diteve te ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, Kosova do te jete nen ndikimin e masave ajrore qe vijne nga pjesa veri lindore. Nga e hena temperaturat minimale do te zbresin ne minus 18 grade celsius, minus 20 grade celsius ne malesi dhe ne vendet kodrinore malore.