E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i ftohte polar ne qarkun e Elbasanit

Situate emergjente per shkak te reshjeve te debores temperaturave te uleta dhe ngricave ne qarkun Elbasan. Problem kryesor ka qene bllokimi per nje kohe te gjate i aksit Elbasan-Tirane ne rrugen qe kalon nga masivi i Qaf Krrabes. Ky segment rrugor u hap perkohesisht gjate dites por ka qene i veshtire ne qarkullim edhe gjate nates se kaluar si pasoje e ngricave.

Sa i perket Qaf Thanes ky aks ka qene i qarkullueshem me zinxhire. I pakalueshem eshte edhe aksi Librazhd-Peshkopi i bllokuar ne segmentin Stebleve-Zgorsh. Po punohet per hapjen e ketij aksi. Sa i perket gjendjes ne nenprefektura situata eshte si vijon Ne Gramsh jane te bllokuara Kukri Porocani dhe Lenia. Jane zhbllokuar Tunja Sulta dhe Skenderbegasi. Ne nenprefekturen e Librazhdit jane te bllokuara Orenja Stebleva disa fshtra ne Polis dhe Rrajce. Jane hapur Stravaj dhe komuna Qender. Ne Elbasan jane te bllokuara Labinoti Mal Funari dhe Gjinari.

Situate e pazakonte edhe ne qytetin e Elbasanit ku levizja e automjeteve ne rruge eshte e veshtire. Borepastrueset dhe punetoret e mirembajtjes se rrugeve jane duke punuar vazhdimisht per te mbajtur te zhbllokuara keto akse duke hedhur kripe e skorje. Situate e renduar ne disa komuna te thella malore ku trashesia e debores ka arritur mbi 1 m dhe temperaturat kane regjistruar deri ne 15 grade nen zero. Bllokimi I rrugeve dhe gjendja e renduar nga ngricat e debora ka bere qe te mbyllen mjaft shkolla. Nderkohe si pasoje e peshes se debores jane keputur percjellesat elektrike dhe jane rrezuar disa shtylla tensioni. Ne prefekture eshte ngritur shtabi i emergjences nen drejtimin e prefektit Shefqet Deliallisi. Ky shtab po mban lidhje me njesite vendore dhe drejtorite perkatese per lehtesimin e situates. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›