E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq- Policia thirrje për kujdes të shtuar: Prezencë uji, inerte e pemë të thyera në disa akse

Policia e Shtetit ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, si pasojë e situatës së krijuar në vend nga moti i keq. Për të gjithë shoferët, policia kërkon që të respektojnë me rigorozitet  rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes maksimal, pasi, si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura, ka prezencë uji në disa akse, inerte e pemë të thyera.

“Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve”, bën thirrje Policia.

Sipas Policisë, efektivë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë janë prezentë kudo në terren, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›