Moti i keq 23 viktima ne Haiti

Të paktën 23 persona humbën jetën si pasojë e motit të keq në Haiti.
Sipas autoriteteve vendase, shirat dhe stuhitë e forta që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit kanë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe disa persona rezultojnë të humbur.
Ndërkohë, Meksika ka vendosur gjendjen e alarmit në brigjet perëndimore të saj, pasi mendohet se shirat e fortë që kanë përfshirë Haitin mund të transformohen në uraganin “Adrian”, që do të ishte edhe uragani i parë i stinës.