Moti i keq, Bashkia e Lezhës njoftim për qytetarët: Situata pritet të rëndohet

Bashkia e Lezhës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, situata pritet të rendohet.
“U kërkojmë të gjithë banorëve që, në rast emergjence apo nëse konstatojnë prezencë uji në banesat e tyre, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 367 8727”, njoftoi bashkia.
Bashkia njofton se është në gatishmëri dhe po ndjek nga afër situatën për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për qytetarët.Ndërkohë si pasojë e reshjeve të shumta edhe Lumi Drin është fryrë në maksimum në Lezhë.