Moti i keq, Beci: Po punohet për të pastruar rrugën Bogë-Theth nga bora

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Zonat malore të Shkodrës janë mbuluar sot nga bora, ndërsa kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka ndarë pamjet e punës që po bëjnë firmat kontraktuese për të pastruar rrugën Bogë-Theth.
Sipas një postimi të Becit në rrjetet sociale, “rruga është e hapur për të gjitha mjetet, por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve”.
Ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në disa zona malore të vendit.
/a.f/