E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq/ Ministri Vengu: Koordinim në kohë reale me bashkitë, jemi në gatishmëri

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se do të ketë koordinim në kohë reale me bashkitë, teksa pritet përkeqësim i motit në vend.

Vengu u shpreh se strukturat e shtetit janë në gatishmëri maksimale.

“Do jemi në kushte gatishmërie maksimale. Do jetë përpjekje e shtrirë disa ditore. Koordinimi në kohë reale është i domosdoshëm me bashkitë. Nga ana tjetër, edhe strukturat që lidhen me bazën e popullsisë, si rezervat e shtetit, janë në gatishmëri. Nuk do lëmë asnjë bashki vetëm”, theksoi ndër të tjera ministri Vengu./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›